Plazhi i Shëngjinit vazhdon të mbulohet nga pluhuri i verdhë, kosto te operatorët turistikë

Bregdeti i Shëngjinit edhe këtë të hënë ishte e mbuluar nga pluhuri i verdhë që dyshohet se është polen i pishave i grumbulluar aty nga uji.

Për banorët dhe ekspertët fenomeni natyror është i njohur, por turistët që e hasën për herë të parë u stepëm të futen në det.

“Është e shëmtuar, nuk e di çfarë do të bëhet, por kjo dëmton turizmin.”

“Kjo nuk është fort e pranueshme, por kjo është nga natyra.”

Situata e krijuar po u kushton me shumë operatorëve turistikë.

Thonë se mungesa e informacionit i bën turistët të dyshojnë për ndotje.

“Normalisht ndonjë pyet se çfarë është. Ata duhet ta dinë mos marrin ndonjë infeksion.”

Vonesa e institucioneve për një përgjigje shteruese për fenomenin po ashtu ndikon.

Për rezultatet e analizave të ujit duhet pritur të paktën 5 ditë.

“Ndoshta nuk është e dëmshme për shëndetin, por është rasti i dytë që vjen.”

Fenomeni i polenit u shfaq të shtunën edhe në bregdetin e Velipojës, që ashtu si Shëngjini njihet për masivet me pisha pranë detit.