Ilirjan Mandro emërohet rektor i Akademisë së Sigurisë

Dekani i Fakultetit të  Sigurisë  dhe Hetimit, Prof./Dok. Ilirjan Mandro emërohet Rektor i Akademisë së Sigurisë.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Gjatë fjalës së tij Drejtor Nano vlerësoi punën, angazhimin dhe profesionalizmin e ish-Rektorit të Akademisë së Sigurisë, Bilbil Memaj.

Nano theksoi se Akademia e Sigurisë kishte nevojë për një impuls të ri dhe në këtë kuadër zgjedhja e ish-dekanit të Fakultetit të Hetimit dhe Sigurisë Ilirjan Mandro, në krye të Akademisë së Sigurisë, do të çojë me tej projektet e nisura nga vetë Akademia dhe nga Policia e Shtetit, për ta fuqizuar më tej këtë institucion shumë të rëndësishëm.

Nano kërkoi nga të gjithë të pranishmit që, së bashku me Rektorin e ri të Akademisë së Sigurisë, të punojnë me përkushtim, ndershmëri dhe profesionalizëm në edukimin e brezave të ardhshëm të Policisë.