"Fresku" mes problemeve të pazgjidhshme. Banorët thirrje Veliajt: Merri seriozisht punët

Teksa qytetarët kujdesen që të mos shpërdorojnë asnjë pikë uji për shkak të çmimit të lartë vetë bashkia Tiranë nuk merr asnjë masë për rregullimin e Ujësjellës Kanalizimeve duke bërë që uji të shpërdërohet në rrugët e kryeqytetit.

Në rrugën “Thoma Filipeu” në zonën e Freskut një lagje mjaft e populluar vitet e fundit shpërthimi i ujrave të zeza është një problem i madh për banorët të cilët rrezikohen dhe nga shumë semundje infektive.

"Nuk kam parë njeri të vijë ti rregullojë. Ne jemi me fëmijë ku ta nxjerr fëmijën këtu"

Sfidë më vete është pothuajse e gjithë rruga pasi , pas vendosjes së tubacioneve të ujësjellës kanalizimeve, është lënë me çakull, duke e bërë kalimin në të shqetësues.

"Ujësjellësi e ka prishur dhe nuk është punuar më. Ka dy vjet që është kështu"

Ankesat e tyre ia kanë drejtuar bashkisë por deri më tani nuk është marrë asnjë masë.

Thirrja e banorëve është marrja e masave të menjëhershme duke e konsideruar gjendjen është alarmante.

"Duam rrugën. Do i them Erion Velisë kontrolloje punën! Merri seriozisht punët. " thotë një banor.