Përplasi për vdekje 51-vjeçarin në Bypassin e Fierit, arrestohet 19-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2022, 13:16
Policia e Vlorës kanë arrestuar shoferin që përplasi për vdekje ditën e djeshme një 51-vjeçar në Bypassin e Fierit.
19-vjeçari i arrestuar, banues në Berat, akuzohet për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 19 vjeç, banues në Berat, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. B., 51 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.” – bën me dije policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
