Bëri veprime të turpshme ndaj minorenes, ndalohet 33-vjeçari në Mallakastër

Policia e Mallakastrës ka ndaluar një 33-vjeçar si të akuzuar për vepra të turpshme dhe ngacmim seksual kundrejt një minorene.

Rasti i tij është publikuar në një emision investigative në të cilin i sipërpërmenduri ka kryer veprime të tilla.

“Në lidhje me rastin e publikuar në emisionin "Piranjat", në të cilin është trajtuar rasti i një shtetasi që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur dhe ka kryer veprime të turpshme ndaj saj, ju bëjmë me dije se: Pas publikimit të këtij rasti, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kanë ndaluar për veprat penale "Përndjekja", "Ngacmimi seksual" dhe "Vepra të turpshme", shtetasin N. I., 33 vjeç, banues në Klos, Mallakastër.” – bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.