“Ringrihet” kisha e Kuvendit të Arbërit
Kisha ku u mbajt Kuvendi i Arbërit i vitit 1703 po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë për ta kthyer në identitetet. Ndërhyrja në objektin e harruar nga institucionet e kulturës po behët me kontribut të banorëve të zonës për të mbrojtur historinë.
Kisha Monument Kulture në Mërqi të Lezhës, ku u mbajt Kuvendi i Arbërit më 14 janar të vitit 1703 do të kthehet në identitet.
Puna për restaurimin e objektit histori ka nisur.
Ndërhyrja po realizohet me nismën e studiuesit Dom Nik Ukgjini, kontributin e banoreve të zonës, sipërmarrësit Gjergj Leqejza si dhe në bashkëpunim me dioqezen e Lezhës e famullinë e Kallmetit.
Punimet zhvillohen në tre faza: Ndërtim rehabilitimi i Kishës mesjetare, meremetimi i qelës dhe krijimi i një parku artistik në oborrin e Kishës si simbol i Kuvendit të Arbrit.
Dom Nik Ukgjini: “ Bëhet një punë artistike këtu duke e paraqitur në mënyrë simbolike Kuvendin e Arbërit, ka një histori të lavdishme për të gjithë kombin shqiptar."
Studiuesi Dom Nik Ukgjini ngre shqetësimin për mungesën e mbështetjes nga institucionet e Kulturës.
Dom Nik Ukgjini: “Do të thotë që ministria e kulturës për mua duhet te reformohet, të ndryshojë qëndrimet, duhet të jetë ndryshe ose nuk mund të quhet si e tillë."
Kuvendi i Arbërit nën drejtimin e Papa Klementi XI është mes ngjarjeve më e rëndësishme për kombin shqiptar, pas Besëlidhjes së Lezhës.