Leli bëhet “hero”, i jep ndihmën e parë një personi që pëson para infarkt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2022, 12:44
Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ditën e sotme duket se ka bërë edhe “heroi” me një person.
Në zonën e Lungomares Leli njëkohësisht dhe mjek në profesion i ka dhënë ndihmën e parë të moshuarit i cili kishte pësuar para-infarkt.
Leli shihet pranë tij duke i matur pulsin dhe duke i hedhur ujë të moshuarit teksa pret që të vijë ekipi mjekësor.
Ndërkohë që ambulanca ka mbërritur në zonën e plazhit në afërsi të Lungomares ka shoqëruar dhe të moshuarin drejt spitalit rajonal të Vlorës.

