Aksident i 7-fishtë në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2022, 12:30
Një aksidenti pesë-fishtë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë Durrës.
Në aksident janë përfshirë plot 5 makina të cilat kanë goditur njëra-tjetrën nga pas.
"Në datën 12.05.2022 në autostradën Tiranë - Durrës përballë shkollës “Ernest Koliqi” janë përfshirë në aksident me dëme materiale 7 mjete, nga të cilat drejtuesi i mjetit marka “Opel Corsa” me targa AA 431 ZX shtetasi me iniciale M.K është shoqëruar pranë spitalit Ushtarak për ndihmë mjekësore, 4 mjete të tjera si pasojë e dëmtimeve të konsiderueshme pritet të lëvizen me karotrec dhe po punohet për lirimin sa më të shpejtë të autostradës." - njofton policia.
Si shkak i aksidentit është bllokuar një pjesë e qarkullimit në këtë autostradë.

