"I bëni moral drejtësisë, ndërsa në detyrë keni vënë persona të implikuar" Rama 'shtanget' nga pyetja e gazetarit
Edi Rama është 'përplasur' me gazetarin pasi ky i fundit e ka pyetur se sa e moralshme është që i bën moral drejtësisë ndërkohë që Ministri Ulsi Manja, i akuzuar si i implikuar në dosjen 184, nuk ndodhet para drejtësisë por i ngritur në detyrë e madje ministër.
Pyetjen e gazetarit e ka konsideruar si jo etike, pyetjen e gazetarit të A2 CNN.
Gazetari: Sa e moralshme është sipas jush që t'i bëni moral drejtësisë, kur në krahun tuaj të majtë, keni Ulsi Manjën i akuzuar si implikuar në dosjen 184, ku i premton favore ish-drejtorit të Dibrës? SOt Manja është ngritur në detyrë dhe nuk ndodhet para asnjë lloj institucioni?
Rama: Pse qesh. Bëre një lloj diskursi jashtë etikës prefesionale
Gazetari: Etikën prefesionale nuk mund të ma tregoni ju. Në pikturë mësohet etika prefesionale më shumë se në gazetari
Rama:Gjyshja ime thoshte: E qeshura është me bollek në buzët e budallenjve. Kjo është përgjigjia ime.
/A.K.Ora News/
