Itali: Dy shqiptarë goditen me thikë
Dy shqiptarë të identifikuar si Elvis Balani, 41 vjeç e Leon Cako 39 vjec janë plagosur me thikë një natë më parë në një lokal në komunë Villa Raspa di Spoltore në provincën e Peskarës.
Autori i plagosjes ka qënë një person i tretë i cili pas një sherri të dhunshëm verbal i ka qëlluar me thikë dy emigrantët shqiptarë.
Autori është larguar më pas në bordin e një motori.
Elvis Balani ka marrë plagë në gjoks e është në prognozë të rezervua, por jo në rrezik për jetën. Sipas mjekëve rrezikon heqjen e një pjese të zorrëve. Ndërsa Leon Cako është plagosur në këmbë.
Ngjarja ka ndodhur në pasditen e vonë të një dite më parë e ende nuk dihen motivet e këtij akti ekstrem.
Policia e Peskarës ka marrë në pyetje të gjithë personat që ndodheshin në lokal si dhe po kontrollon imazhet e video mbikqyrjes rrugore.
Autoritetet italiane kanë hapur një proces hetimor e ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një larje hesapesh apo me një sherr për motive të dobëta.
