Krujë, i vodhën varësen një gruaje, prangosen 4 hajdutët, njërit i gjendet edhe drogë çokollatë

Policia e Krujës dhe “Shqiponjat” kanë finalizuar operacionin e koduar "Çekreza" ku janë prangosur 4 persona për grabitje.

Ata i kanë vjedhur me dhunë varësen e floririt një shtetaseje, ndërkohë që blutë kanë mudnur që t’i identifikojnë ata.

Ndërkohë, në banesën e njërit prej të arrestuarve, policia ka gjetur 23 kg kanabis, 27 pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, në formë çokollate, një peshore elektronike, së bashku me varësen e floririt dhe 2 automjete.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se 4 persona i kishin vjedhur me dhunë varësen një shtetaseje, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Çekreza". Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve: - R. G., 24 vjeç, B. A., 29 vjeç dhe B. M., 29 vjeç, për veprën penale "Vjedhja me dhunë", e kryer në bashkëpunim; - R. K., 26 vjeç, për veprat penale "Vjedhja me dhunë", e kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".  Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën “Berisha”, në Çekrezë, i kanë vjedhur me dhunë varësen e floririt, shtetases E. C.” – njofton policia.  

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.