Gërryenin Matin për inerte/ Arrestohet pronari i eskavatorit, 2 shoferë nën hetim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2022, 14:38
Një person është arrestuar dhe 2 të tjerë janë vënë nën hetim pas gërryenin shtratin e Lumit Mat në mënyrë të paligjshme.
Në prangat e policisë së Kurbinit përfundoi Artur Lika, me precedent të mëparshëm penal për të njëjtat vepra penale.
42 vjeçari u kap duke kryer gërmime me eskavator, për të marrë materiale inerte në shtratin e lumit e Mat, në Fushë Milot, pa leje nga organeve kompetente.
Ndërkohë drejtuesit e dy mjeteve që transportonin inertet e nxjerra në shkelje të ligjit u vunë nën hetim në gjendje të lirë.
Ekskavatori me të cilën gërryhej shtrati i Lumit Mat dhe 2 kamionët u bllokuan nga Policia e Kurbinit

