A i frikësoheni izolimit të PD nga BE nëse do jeni kryetar i partisë? Ja si përgjigjet Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se nuk i frikësohet izolimit të PD nga BE nëse do të jetë kryetar i kësaj partie.

Në një deklaratë për mediat Berisha tha se në dijeninë e tij BE respekton votën.

Berisha: Në dijeninë time, BE ka atë qëndrim që ka shpallur ambasadori i BE, që do të respektojnë votën. Kjo është ajo që di.