Kërkonte para për hipotekën, arrestohet specialisti i kadastrës së Sarandës

Një punonjës i kadastrës në Sarandë është vënë në pranga me akuzën e korrupsionit.

Laert Pashën 41 vjeç, specialist i sportelit dhe arkivës, dyshohet se i ka marrë para një biznesmeni për ti nxjerrë leje legalizimi për një hotel.

Sipas denoncuesit, ish-Drejtori që tani punon si specialist, ki kishte kërkuar 4000 euro për hipotekën.

Rasti u denoncua në një emision investigativ, I cili vuri në lëvizje policinë e Sarandës.

Laert Pasha dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.