Me sulm përballë SPAK, Rama: Hetoni Berishën!

"Kur udhëheqës politikë në pushtet apo jashtë pushtetit të mos bëjnë thirrje për ndjekjen penale të këtij apo atij; të thuhet se drejtësia jepet vetëm kur në burg futet tjetri dhe se drejtësi nuk jepet kur në burg futen të mite" deklaroi ambasadorja Yuri Kim.

Vetëm dy ditë pas kësaj deklarate të ambasadores së SHBA e cila kundërshtoi çdo ndërhyrje te drejtësia e re, kryeministri Edi Rama i është rikthyer mediave për të folur sërish për SPAK.

Madje me tone të drejtëpërdrejta ai thekson se është çështje shqiptare.

Edi Rama: "Kjo drejtësi duhet të çlirohet nga çdo kompleks dhe frikë e të kaluarës e më në fund të hetohen “21 janari”, të hetohet deri në fund nëse është apo nuk është. Krim shtetëror që të vriten 4 njerëz me plumba të vërtetë. Të hetohet Gërdeci, disa skandale të mëdha financiare e korruptive. Çfarë presioni është ky?!

Pas arrestimit të ish ministrit lefter Koka dhe deputetit Alqi Bllako, si dhe kur dosja e incineratorit të tiranës nuk është mbyllur, Rama thekson edhe një herë kërkesën për hetimin e Berishës dhe Metës

Edi Rama: "Çfarë presioni është të kërkosh hetimin e një ish presidenti e ish kryeministri të shpallur non grata nga SHBA me akuzat më të rënda?"

Nuk e quan ndërhyrje dhe presion, por këtë radhë në konferencën e posaçme nga selia e PS edhe një herë i kthehet termit drejtësi e njëanshme

Edi Rama:Është domosdoshmëri, dhe që të zbardhet deri në fund e vërteta nga një drejtësi e drejtë dhe e pavarur se po të mos ishte kështu nuk do të ishin prapa hekura ish ministra, ish deputetë dhe ish drejtorë të lidhur nga kjo parti.

Gjithësesi Rama në konferencë shprehet i bindur për mbështetjen me votë, teksa shigjeton dhe Bashën.

Edi Rama:"As me dorë nuk e vizatoja dot kundërshtarin. Janë të gjithë të vizatuar nga dorë e dikujt që më do më shumë se unë dua veten time. Një që është i vdekur apo një që është gjallë por në gjumë"   

SPAKUT i kujton 5 vitet nga nisja e vettingut, por nënvizon se nuk ka asnjë prokuror e gjykatës të hetuar

Edi Rama: "Ky vend është interesant shumë. Sa më urtë e konstruktiv të jesh aq më kollaj të godasin e të japin mend. Sa më shumë të bësh rolin e qenit aq më shumë të thonë prit mos e ngacmo se do na lehë më fort"