Ujë në vend të qumështit/ Familja e Feride Golemit në Gjirokastër, në varfëri ekstreme
Feride Golemi është një kryefamiljare në Gjirokastër e cila jeton së bashku me dy fëmijët, e saj ndërsa dy tjerët është detyuar që për shkak të varfërisë t'i dërgojë në jetimoren e qytetit. Ajo apelon për ndihmë, pasi djalit të sëmurë në vend të qumështit i jep çdo ditë ujë me sheqer.
Në dollapin e ushqimeve të familjes së Feride Golemit, mund të gjendet vetëm një pako kripë.
'Jeton vetëm me një kemp të djalit"
Ajo jeton vetëm me dy fëmijët e saj, ndërsa djali 3 vjeç nuk mund të lëvizë nga vendi pasi vuan nga një sëmundje e rëndë!.
Për shkak të varfërisë, është detyruar që dy fëmijët e mëdhenj t’I largojë nga shtëpia, e ti çojë në jetimore.
'Jam detyrua t'i çojë në jetimore. Ka 7 muaj. Kam vajzën e madhe 9 vjeç dhe djalin 7 vjeç."
Shpeshherë ka tentuar vetëvrasjen por ka menduar për djalin e sëmurë i cili ne vend të bibironit me qumësht çdo dite pi ujë me sheqer.
"Të paktën të kenë të hanë, të kenë një shtëpi. Nuk mendoj për vet. Të marrë dhe ata të tjerët."
E vetmja zgjidhje që i ka dhënë Bashkia e Gjirokastrës ka qënë pagesa e qerasë për një vit në kohën kur ky afat ka përfunduar Feridia apelon gjithë shqiptarët nëpërmjet Ora Neës ta ndihmojnë atë me çfarë të munden.



