Sekuestrohen mbi 108 mijë euro në Lushnje, armë gjahu e municione, në pranga 47-vjeçari

Mbi 108 mijë euro,të dyshuara të dyshuara të përfituara nga aktivitete të kundërligjshme, janë sekuestruara ditën e sotme në Lushnje.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi I.R., 47 vjeç, banues në Strum, Roskovec, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip "Volksëagen" me të cilin udhëtonte dhe gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 108.600 euro.

"Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete të kundërligjshme.'- njofton policia e Lushnjes.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. R. janë gjetur një armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe shumën e parave.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale "Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë.