Elezi kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve, Berisha: Duhet të mblidhet Kuvendi për datën, është jashtë çdo lloj kompetence tjetër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2022, 13:28
Sali Berisha ka reaguar pas kërkesës së Ibsen Elezit, i cili kërkoi shtyrjen e datës së zgjedhjeve së PD për kreun e kësaj partie,
Berisha tha se vetëm Kuvendi mund ta ndryshojë datën e zgjedhjeve, pasi askush tjetër nuk e ka këtë kompetencë.
Berisha: Me gjithë respektin tim për Elezin, ftesa ime për komisionin është që të shqyrtojnë mundësinë e plotësimit të çdo kërkese ligjore të Elezit, por datën e zgjedhjeve e ka caktuar Kuvendi Kombëtar. Është jashtë çdo lloj kompetence përveç Kuvendit. Duhet të mblidhet Kuvendi që të ndryshojë datën.
