“Çdo ditë nga një skandal, tani del fondi i orgjive”, Berisha: U morën 7 mln euro për festa e ahengje

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë me gazetarët, tha se në fondin e emergjencës janë marrë 7 milionë euro për festa e ahengje.

Berisha këtë e ka konsideruar si skandal. 

Sali Berisha: Çdo ditë del një skandal. Është ndërhyrë në buxhetin e shtetit, për të krijuar fonde të rezistencës sociale thotë, por çfarë na del?

Na del fondi i ahengjeve sociale, i orgjive sociale, a mund të imagjinoni ju që nga fondi i emergjencës, të merren 7 milionë euro vetëm për festa dhe ahengje të bashkisë dhe ministres së kulturës, të tjerët vazhdojnë marrin bukën me listë.