Elbasan kaosi me shërbimet online
Shtetin do ta fusim në xhep të qytetarit në datën 30 prill nuk ka më sportele në Republikën e Shqipërisë. të hyj ke platforma dhe të marrë shërbimin.
Teksa qeveria dhe institucionet po përpiqen që ta propagandojnë si një nga arritjet më të mëdha digjitalizimin e shërbimeve dhe kalimin e tyre online, qytetarët kanë mbetur në klasë dhe nuk po ia dalin të shkarkojnë as një certifikatë.
“ Nuk dimë ne ta përdorim di Rama ai na la rrugëve”
“ S’dimë ti përdorim ato gjëra”
Në kushtet kur sportelet e shtetit janë mbyllur, në Elbasan bizneset për ofrimin e këtij shërbimi kanë hapur sportelet e tyre.
Në hyrje të tyre tanimë shkruhet se kryejnë shërbimet online dhe sigurisht kundrejt pagesës.
Shumë qytetarë kryesisht të moshuar thonë se jo vetëm që nuk mund ta përdorin portalin e-albania, por as nuk kanë gjendje financiare për të marrë shërbimet tek këto biznese.
“ Ku dimë ç’të themi neve, po na doli pensioni do ikim po nuk na doli nuk do ikim”
“ Po nuk i marrim vesh hiç certifikatat, por do ti them gocës që ti bie prapa diellit që të mi sjellë mua”
Dikur në sportelet e gjendjes civile një certifikatë merrej kundrejt 50 lekëve, por në mjaft subjekte tashmë vlera është katërfishuar.
Por ekspertët kanë paralajmëruar më herët se ky lloj aktiviteti mund të jetë i rrezikshëm pasi qytetarët tu japin të dhënat e tyre personale, personave dhe bizneseve të ndryshme, ndërsa Ministria e Financave ka paralajmëruar të gjithë sektorin privat se përdorimi i E-albania për qëllime tregtare është i ndaluar.