"Dil në mexhelis!" Berisha fton Ramën në debat publik, ti themi njëri tjetrit në sy të gjitha

E ftoj në një debat publik para jush. Të dalë në mexhelis dhe tia themi njëri tjetrit në sy të gjitha. Kam firmosur me mijëra akte. 

Kjo ishte ftesa që Sali Berisha i bëri  Edi Ramës pak orë pasi ky i fundit kërkoi nga SPAK hetimin e ish kryeministrit. Madje për mediat përdori dhe një tjetër krahasim

Sali Berisha: Le ti marrë të gjitha tua nxjerrë shqiptarëve ashtu sic dilte në plazh, jo fizikisht por moralisht”

Për Berishën Rama është tensionuar nga frika e hetimeve, duke nënvizuar edhe incineratorët.

Sali Berisha:  "Evdinit firmat natën i duken si hekura. Herë në këmbë e herë në duar. Lefteri po gjykohet për thërrime se në momentin që të kapet që Lefteri të akuzohet për çka thotë akuza me shpejtësi të rrufeshme ngjitet tek Agaçi, Ahmetaj dhe Edi Rama"


Ndonëse Rama deklaroi se SPAK ka dosje të mëdha për qeverinë Berisha, ky i fundit solli në vëmendje rastet e ministrave të cilëve u është pushuar çështja

Sali Berisha: Fatmir Mediut, dosjen ia ka dërguar Edi Rama 2 ose 3 herë në Gjykatën e Lartë dhe është kthyer. Arben Imami, prokurori me gjithë urdhrat që mori e pa se kishte asnjë provë. Myqerem Tafaj, prokurori e pa dhe i tha nuk kam çfarë të bëjë. Më gjej një tender të vetëkm që kunati im ka përfituar nga PD.      

Si balancë, ish kryeministri solli të tjera ngjarje që kanë ndodhur në qeverisjen Rama.

Sali Berisha:"Doni tju them nja 50 tendera të pangopurit Armando Frangu. Olsi i përdor ato para i pastron me klubin dhe desh na mori federatën. Afera e tmerrshme kriminale e pahetuar janë 24 viktimat e Thumanës. Papërgjegjshmëria e Vangjush Dakos në Durrës bëri që ata të prisnin tërmetin vdekjeprurës në shtëpi.  

Madje Berisha akuzoi për aferë dhe në dhëniet e lejeve në zonat e mbrojtura.

Sali Berisha:"Në territorin e manastirit po ndërton resortin turistik. Njeriu mik i Edi Rames, ku natyrisht vete mund të jetë aksioner"