Përmbyset makina në Mat, shpëton mrekullisht turisti francez

Një turist francez është aksidentuar mesditën e sotme në Mat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.30, në një rrugë rurale të fshatit Gjoçaj, njësia Administrative Derjan, Mat.

Turisti duke eksploruar zonën ka humbur kontrollin mbi automjet dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit është dëmtuar lehtë dhe po transportohet për një kontroll mjekësor në spitalin e Burrelit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punohet për zbardhjen e shkaqeve të daljes së mjetit nga rruga.

Aksidenti në Mat pason atë në bjeshkët e veriut, ku dy turistë gjermanë ranë në një humnerë në kufirin mes Thethit dhe Valbonës dhe fatkeqësisht njëri prej tyr humbi jetën.

Disa orë pas alarmit, ata u gjetën në vendin e quajtur “Qafë Valbonë” nga një ekip i Urgjencës Kombëtare që ishte i përfshirë në operacionin e kërkim-shpëtimit me helikopter.

Viktima, një 30-vjeçar me inicialet D. J, mësohet se ka rrëshqitur në humnerë ndërsa po ngjitej në një shkëmb i thepisur i mbuluar me borë.

Ndërsa e plagosura është një shtetase 29-vjeçare e identifikuar me incialet M. S. 

Ajo arriti të mbijetojë dhe mësohet se u gjet në gjendje shoku, por bluzat e bardha që e shpëtuan, thonë se është jashtë rrezikut për jetën dhe për trajtim mjekësor u transportua me helikopter në spitalin e Bajram Currit.

Përmbyset makina në Mat, shpëton mrekullisht turisti francez

Përmbyset makina në Mat, shpëton mrekullisht turisti francez