Me sytë nga SPAK/ Rama përmend "Gerdecin" e "21 janarin" , Berisha kujton 24 viktimat e Thumanës e fondin "për orgjitë sociale"
Ish kryeministri Sali Berisha i kthen reston kryeministrit Edi Rama. Pak pasi Rama në konferencën për median kritikoi SPAK se pse nuk heton Berishën dhe dosjet 21 janarit dhe të Gërdecit, Berisha sjell në vëmendje disa dosje të tjera të mëdha.
Sali Berisha:“Aferat? 24 viktimat e Thumanës që e goditi tërmeti. Papërgjegjshmëria e Vangjush Dakos në Durrës bëri që ata të prisnin tërmetin vdekjeprurës në shtëpi. Deri sot janë hetuar vetëm 2 ish kryetarë komune të PD-së në zonën në të cilën nuk kishte fare dëmtime nga tërmeti."
Vrasjet e Thumanës janë vrasje shtetërore. Vrasje nga neglizhenca shtetërore.
Dajo i Taulant Ballës ishte drejtor në Kovaleshencë. Krytarja e bashkisë Durrës kishte firmosur për dëmtime të lehta jo strukturore të tjerë kishin dhënë mendime të kundërta, aty humbi jetën një oficer i lartë i policisë. Dajo është kthyer sërish aty sepse është nyjë e fuqishme e të gjithë trafiqeve.
Është ndërhyrë në buxhetin e shtetit për të krijuar fondin e rezistencës sociale siç thonë ndërkohë na del fondi I orgjive sociale. E imagjinoni dot që nga fondi i emergjencës të merren 7 mln euro vetëm për festa e ahengje të bashkisë e ministrisë së kulturës të tjerët vazhdojnë të marrin bukën me lista.
Nuk ka shans ta impresionojë opozitën e vërtetë me qëndrimet e tij të çekuilibruara"