"21 janari" Berisha: Rama i solli si mish për top njerëzit. Dakord që të rihetohet dosja
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për protestën e 21 Janarit dhe për shpërthmin në Gërdec.
Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se Rama në protestë i solli njerëzit për top, ndërsa shtpi se është plotësisht të hetohet dosja e 21 janarit, ku humbën jetën 4 persona.
Sali Berisha: Edi Rama ka thënë se do të tejkalojë Kushtetutën në 21 Janar. Ka një ngjarje në Captol hill, ai që solli njerëzit mish për top për të rrëzuar pushtetin e Sali Berishës, jam plotësisht dakord që të hetohet dhe të rihetohet 100 herë. Përgjegjës është vetëm 1 person, Edi Rama i vendosi ata në shërbim të axhendës politike
Berisha në fjalën e tij ka zbuluar se përse ka kërkuar që Gërdeci të konsiderohej krim shtetëror pa dashje.
Ai tha se në këtë mënyrë familjarët e viktimave të merrnin një trajtim special.
Sali Berisha: Sa i takon Gërdecit, një proces gjyqësor i hetuar nga një prokurore politike, anti Berishë, ka ndodhur, janë dënuar, 20 a 22 vetë, prej tyre kanë dënime, edhe zyrtarët më të lartë të ushtrisë. Edi Rama prej 9 vitesh ka ruajtur të njëjtën kualifikim, e ka quajtur atë që ndodhi një aksident teknologjik. Krimi shtetëror është i dy llojeve, i qëllimshëm, kur shteti vret qytetarët me vetëdije, dhe pa dashje, kur ndodh siç ishte, e kam thënë në Parlament dhe e them.
Gërdeci ishte një sipërmarrje private, problemet e sigurisë i kishte kompania e Mejkos, për çka ish drejtuesi i saj u dënua me 18 apo 20 vite burg. Pse unë kam insistuar që ato të shpallen vrasje shtetërore pa dashje, sepse shpërblimi është tjetër. Shteti kur ndodh ajo, që policët e tu e vdesin tjetër, viktima pastaj shpërblehet ndryshe, shteti merr përsipër një dëmshpërblim më të madh sesa ai që u bëhet. Ky është dallimi që ai thotë, se nuk ka as nocionet më elementare të qeverisjes dhe shtetit.
