Berisha hedh akuza: Projekti i Butrintit, aferë multidimensionale e paimagjinueshme.

Sali Berisha, projektin për Butrintin që është dhënë me koncesion  e ka konsideruar aferë multidimensionale.

Në një deklaratë për shtyp Berisha tha se në zona e mbrojtur është dhënë për ndërtimin e 620 vilave, që sipas tij janë pastrim parash. 

Sali Berisha: Butrinti, është një aferë multidimensionale e paimagjinueshme. Në territorin e gjirit te manastirit ku ka një manastiri, në vend që toka t'i rikthehet kishës dhe manastiri që është një institucion shumë i çmueshëm kulturor, aty po ndërtohet resorti turistik, që është njeriu i Edi Ramës ku vetëm ai mund të jetë aksioner duke uzurpuar pronat turistike.  Zona e mbrojtur e cilësuar si zonë e supermbrojtur është dhënë për ndërtimin e 620 viliave ku pa asnjë diskutim lan paratë Edi Rama me qeveritarët e tij.