Presidenti/ Berisha: Jemi të detyruar që të diskutojmë me aleatët qëndrimin për këtë proces
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2022, 13:14
Ish-kryemistri Sali Berisha, në një konferencë për shtyp ka folur për procesin e zgjedhjes së presidentit.
Në fjalën e tij ai tha se opozita ndihet e detyruar që të diskutojë me aleatët për qëndrimin në lidhje me presidentit.
Berisha: Qëllimi i PD është që të diskutojë, shkëmbejë mendime me aleatët e saj për qëndrimin në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit. PD është e detyruar që qëllimet e saj të mëdha t'i diskutojë dhe me partitë e të tjera.