Procesi i Vettingut la pa hetues prokuroritë në rrethe
Drejtësia e re po vuan për njerëz. Procesi i vettingut ka lënë pa hetues prokuroritë në rrethe. Nga Vlora, nënkryetari i KLP, Tartar Bazaj, tha se emërimi i magjistratëve të ri në korrik do të zbusë problemin, por nuk do ta zgjidhë.
Vettingu po lë i bosh pallatet e drejtësisë në Shqipëri.
Aurel Zarka e mori zyrtarisht drejtimin e prokurorisë së Vlorës me më pak se gjysmën e hetuesve që organi I akuzës së qytetit bregdetar ka në organikë.
E pranoi se në këto kushte do ta kenë të vështirë të zbardhin ngjarjet në një qytet të nxehtë kryesisht për veprimtari kriminale.
"Duke pasur parasysh që ka një mungesë të theksuar prokurorësh, jemi më pak se gjysma, i bie që një prokuror bën punën dyfish. Me ndihmën dhe të institucioneve dhe mirëkuptimin e qytetarëve mendojmë ta përballojmë derisa të plotësohet trupa."
Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Tartar Bazaj pranon se më të prekura janë Prokuroritë në rrethe
"I tere sistemi i drejtesisë ka mungesa te theksuara sidomos prokuroritë e rretheve janë shumë të ngarkuara. Në këto kushte do e zbusim pak me magjistratët e rinj që do të emërohen në korrik, presim që ata të amortizojnë problematikën , por gjithësesi nuk është se zgjidhet kjo çështje."
70 prokurorë dhe 117 gjyqtarë janë shkarkuar deri më tani nga procesi i rivlerësimit, ndërsa për 78 të tjerë është ndërprerë.
Vetingu në drejtësi nisi në shkurt të vitit 2018 ndërsa mandati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është shtyrë deri në vitin 2014!
