Dogjani: Vdekjet në komisariate degradim i policisë, i shërbejnë partisë dhe jo qytetarëve
Në një intervistë për Ora News, Asllan Dogjani ish-deputet i PD-së, u shpreh se incidentet në komisariate me të ndaluar e ulin ndjeshëm besimin te policia.
Ai tha se polici duhet t’i sigurojë t ë drejta dhe siguri të shoqëruarve, por theksoi se policia nuk e ka kuptuar detyrën e saj për të qenë në shërbim të qytetarëve.
Ai shtoi se kjo ndodh pasi policia është e mbushur me njerëz që janë aty si persona politikë dhe për të bërë punën e partisë dhe jo të policisë.
Dogjani: Këto ngjarje ulin besimin e qytetarëve te policia. Po ashtu tregojnë degradimi ne policisë, ku një person i shoqëruar në qeli, është detyra e policisë që të ushtojë kontroll në mënyrë që i shoqëruari të mos kryej veprime kundër vetes. Duke se policia nuk e ka kuptuar që është në shërbim të qytetarëve dhe sillen si bandit me ta. Çdo kush që shoqërohet në polici, prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të gjykatës në formë të prerë.
Ky nuk është rasti i parë që ndodh në komisariate. Këto raste tregojnë se qytetarët nuk trajtohen si duhet. Arroganca e policisë duket çdo ditë. Një gjë e tillë vihet re, pasi policia e shtetit është e mbushur me persona politikë që janë aty për të bërë punën e partisë. Policia duhet të respektojë të drejtat e qytetarëve. Fakti që qytetarët vrasin veten në komisariate, është shumë e dhimbshme.
