Tjetër aksident në Lezhë, përplasen 2 makina, plagoset një grua dhe fëmija
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2022, 16:23
Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotme në superstradën Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Rrile.
Në këtë aksident janë përplasur automjete dhe sipas burimeve janë plagosur një grua dhe një fëmijë.
Ata janë dërguar me urgjencën në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nis hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.






