Presidenti, Spiropali: Opozita s’na vë dot kushte, ne nuk duam një president të PS-së
Deputetja Elisa Spiropali në fjalën e saj në Konferencën e Kryetarëve, teksa është diskutuar për emrin e presidentit u shpreh se PS nuk ka synim të zgjedhë një President që i shërben partisë.
Sipas saj mazhoranca nuk ka vendosur asnjë kusht për opozitën dhe nuk mund të pranohen kushte nga opozita.
Elisa Spiropali: Këtu është bërë zakon të flitet për procese të brendshme të Partisë Socialiste në një kohë kur në palën tjetër s’ka fare proces. Përsëriten propozimet me zarfe, apo konsultimet me shoqërinë civile. A thua se kjo është mëkat. Ne nuk kemi vendosur asnjë kusht për opozitën.
Sigurisht që kemi konceptet tona për një profil se si duhet të jetë Presidenti i Republikës, duke pasur parasysh edhe pushtetin e madh që kemi akumuluar, ku këtu ka kontribuar opozita duke ikur nga procese shumë të rëndësishme. Ne nuk duam një President të të PS-së. Duam të marrim nga ju emrat më të mirë, por nuk duam kushte.
