Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka kërkon lirinë, me 17 maj seanca në Apelin e Posaçëm
Apeli i Posaçëm ka pranuar kërkesën për ankimim e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për masën e sigurimit personal të vendosur nga shkalla e parë.
Sipas shortit të ditës së sotme, kjo çështje do të shqyrtohet nga trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, në seancën gjyqësore të planifikuar më datë 17 Maj 2022, ora 11:00.
Ankimi do të shqyrtohet edhe për personat e tjerë nën hetim A.M., S.C., P.A dhe E.K.
Njoftimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, çështja me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal, në ngarkim të personave nën hetim A.M., S.C., P.A., L.K., E.K., është regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 10.05.2022, me nr. 14 regjistri themeltar.