Rama flet pas takimit me Thaçin: Ishte një ç'mallje e nevojshme. Lufta çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në burgun e Hagës, Haaglenden, ku ai ndodhet prej dhjetorit të vitit 2020.

Rama në një video të ndarë në rrjete sociale, Rama tha se ishte një ç’mallje e nevojshme ndërsa shtoi se Thaçi ishte mirë.

Kreu i qeverisë tha se lufta çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet.

Edi Rama:  Ishte një çmallje e nevojshme. Presidentin Thaçi e gjeta në top formë, i bindur mbase dhe më shumë se kur e kam takuar më parë se të vinte këtu, se kjo ishte një rrugë e pashmangshme për të provuar katërcipërisht përpara drejtësisë, pastërtinë e plotë të luftës çlirimtare dhe natyrisht edhe pastërtinë e idealit të luftëtarëve të UshtrisëÇlirimtareKosovës, të udhëheqësve të UÇK-së. Nuk ka shumë për të thënë. Natyrisht që të gjithë në jemi të bindur se lufta çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe as nuk mund kurrsesi të futet në korniza të tjera sepse ajo është tanimë e futur në kornizën e artë të heroizmit, sakrificave, e gjakut të dhënë dhe natyrisht e të gjitha përpjekjeve që kanë vijuar më tej në Kosovën e lirë dhe sovrane.