Duma i drejtohet mazhorancës: Propozimin e parë për presidentin ta bëjë opozita. S’do bëhemi fasadë e juaja

Grida Duma në fjalën që ka mbajtur në Konferencën e Kryetarëve, është shprehur se vendimi i PS që presidenti të mos jetë politik nuk e nderon klasën politike shqiptare.

Ajo ka propozuar që emrin e parë të presidentit ta japë opozita, ndërkohë ka shtuar se opozita nuk do të bëhet fasadë e PS.

Grida Duma: Nëse ju keni zgjedhur një emër n dhe doni ta përshpejtoni procesin, kjo nuk është rruga e duhur. Ju sot vini me një vendim politik që presidenti të mos jetë politik. Po kjo nuk e nderon klasën politike shqiptare. Ju mund ta zgjidhni presidentin në raundin e katërt por fasada me tre raundet e para sikur keni marrë ca kritere dhe na keni dëgjuar ne, është një artificë e shëmtuar dhe është nën nivelin normal të inteligjencës e jo më në trupë politike. Ne nuk kemi për t’u bërë fasada juaja. Jepjani propozimin e parë opozitës dhe shiheni ju se sa konsensuale mund të jetë opozita.