Shembet pallati 6 katësh në Durrës

Një pallat 6 katësh në lagjen 13 të Durrësit i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 u shemb këtë të martë me shpërthim të komanduar.

Në strukturën e objektit ishin vendosur rreth 8 kilogram eksploziv nga ekspertët të cilët bënë edhe shpërthimin e kontrolluar.

Pas shpërthimit nuk pati raportime për dëme në objektet e tjera.

Banorët ishin paralajmëruar që sot ora 12:00 deri në orën 16:00 të dalin nga shtëpitë, si dhe të lënë dritaret hapur dhe të ulin televizorët dhe çdo gjë tjetër në tokë.