Alibeaj- mazhorancës: S’keni legjitimitet të zgjidhni presidentin, keni marrë vota nga persona “Non Grata”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2022, 13:11
Enkeljed Alibeaj në fjalën e tij në Konferencën e Kryetarëve, i është drejtuar mazhorancës duke i thënë se s’kanë legjitimetin për të zgjedhur presidentin.
Ai tha se PS ka marrë vota nga persona të shpallur “Non Grata” ndërsa shtoi se presidenti duhet të jetë një figurë jahstë joshjeve dhe shantazheve politike.
Enkelejd Alibeaj: Ju s’keni të drejtë të vendosni kushte sepse jeni të delegjitimuar. S’keni legjitimetin e shqiptarëve. Keni vota të marra nga persona ‘Non Grata’. Nëse do flasim për president do të flasim për ata të cilët do i përfaqësoj si qytetar i parë, jashtë të gjitha joshjeve apo shantazheve politike. Këtë e kemi detyrim ta bëjmë.
