“Benzi” përplas këmbësoren në autostradën Lezhë- Milot, dërgohet në spital

Një aksident është regjistruar pak minuta me parë në autostradën Lezhë- Milot.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se një këmbësore në përpjekje për të kaluar rrugën është përplasur nga një mjet tip “Benz”.

Mësohet se e dëmtuara është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës ku po merr ndihmën e duhur mjekësore.

Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.