Presidenti i ri/ Gjekmarkaj, PS-së: Nëse do e zgjidhni vetë më mirë një personalitet i juaj sesa figurinë për shashka

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj e quajti procesin "më të çuditshëm të zgjedhjes së presidentit".

Në konferencën e kryetarëve Gjekmarkaj tha se nëse PS ka vendosur ta zgjidhë e vetme më mirë të zgjedhë një personalitet të PS-së dhe jo figurinë.

Agron Gjekmarkaj: "Është një proces për të cilin flasin të gjithë por nuk ka proces. Procesi është në kokën e një individi që prej natyrës për tu argëtuar mendon se mund të argëtohet me shpenzimet e shoqërisë, opozitës e të tjerëve. Është e drejta që secili të bëjë zgjedhjen e vet.

 Çdo maxhoranca ka të drejtë të propozojë emrin por kjo maxhoranca ka disa problem. Me çështjen e zgjedhjeve, me raportet e OSBE/ ODIHR dhe disa mandate që kanë përfunduar në qeli.

Unë dua një president politik. Nëse ju e merrni përsipër ta zgjidhni vetëm, duke krijuar totalitetin e piramidës së institucioneve të domunuara nga PS, të paktën zgjidhni një personalitet nga PS sepse loja me figurina që vijnë nga jashtë për të bërë shashka nuk i bëjnë nder as institucioneve dhe as kreut të shtetit si instituticion."

Gjekmarkaj beson se opozita duhet të propozojë emrat.

Agron Gjekmarkaj:Sa I takon opozitës. Opozita ka 63 deputetë. Me gjithë humoret dhe krizat që e përfshin opozitën në këtë moment jam deklaruar që ka detyrimin të nxjerrë emra për presidentë. E djathta ka emra dinjitozë pavarëisht se qeveria i merr parasysh apo jo opozita ka detyrimin moral ti japë një kandidat alternativ për president.

Nëse jeni të sinqertë, atë që keni deklaruar se do të mirëprisni emrat nga opozita do të ishim gati të rindërtonim një strategji të vërtetë komunikimi duke propozuar dhe emra për president republike, por nëse këtë e keni gjethe fiku na e kurseni dhe zgjidheni vetë.