"Stop vrasjes në komisariate", PD protestë të heshtur, ndizen qirinj para komisariateve dhe Kryeministrisë

Në disa komisariate të vendit është organizuar një protestë e njoftuar nga PD në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë në Kavajë, ku u vetëvar në ambientet e Komisariatit i riu Ilvi Meta. Protesta e heshtur e cila u paralajmërua nga Sali Berisha nisi në Fier, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Korçë, Gjirokastër, Shkodër, Durrës, Kukës, Rreshen.

Sikundër ishte paralajmëruar, drejtues dhe të rinj të Partisë Demokratike protestuan mbrëmjen e së shtunë para komisariateve të vendit dhe kryeministrisë për vdekjen e të riut Ilvi Meta në ambjentet e paraburgimit të komisariatit të Kavajës.

Nën moton "Stop vrasjes në komisariate", protestuesit ndezën qirinj për të riun.

I pranishëm në Fier ishte edhe Luan Baçi i cili u shpreh në Komisariatet e Policisë ka një situatë jo të zakonshme dhe se policia duhet të jetë patjetër në shërbim të qytetarëve.

Luan Baçi: Një situate jo e zakonshme në komisariatet e policisë. Nuk eshtë rasti i parë rasti i 31 vjeçarit qe dha jetën në qelinë e Kavajës nga papërgjegjshmëria e drejtuesve të policisë. Duhet me patjetër që policia të jetë në shërbim të qytetarëve. 

Këta zotërinjtë e policisë që janë këtu dhe në çdo komisariat tjetër mbahen me taksat e qytetareve, me taksat tona. Por ato taksa këta i keqpërdorin. Këta janë të dhunshëm dhe një nga problemet kryesore qe kane komisariatet e policisë janë militantët police dhe oficere policie të Partisë Socialiste që kryejnë veprime të tilla dhe kjo është shumë alarmante.

Gjithashtu protestës i është bashkuar edhe qyteti i Korçës. Qytetarët kanë ndezur qirinj në ambientet e komisariateve.

Qytetarët e Durrësit, Shkodrës, Rrëshenit, Kukësit, Pogradecit, Beratit, Gjirokastrës, Sarandës gjithashtu u bënë bashkë dhe kanë ndezur qirinj në Komisariatin e qytetit.

31-vjeçari, Ilvi Meta, dyshohet se u vetëvar mesditën e 4 majit me lidhësen e kapuçit në ambientet e Komisariatit të policisë së Kavajës.

Ndërkaq në burg kanë mbetur tre policët e arrestuar pas ngjarjes së rëndë.

"Stop vrasjes në komisariate", PD protestë të heshtur,"Stop vrasjes në komisariate", PD protestë të heshtur,"Stop vrasjes në komisariate", PD protestë të heshtur,