Valbonë/ Dy turistë gjermanë humbin rrugën dhe bien në greminë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2022, 13:27
Dy turistë gjermanë janë aksidentuar duke eksploruar zonën mes Thethit dhe Valbonës.
Siç njofton policia, ata janë rrëzuar në një zonë të thellë në zonën e quajtur qafa e Valbonës.
Raportimet janë për pasojë ata kanë marrë dëmtime të rënda, dhe për momentin gjendja shëndetësore nuk konfirmohet.
Për t’u ardhur në ndihmë turistëve, janë nisur efektivë të Policisë nga Tropoja dhe Kukësit sikurse është kërkuar një ekip mjekësor nga Spitali i Tropojës.
Pjesë e operacionit të kërkim shpëtimit janë bërë edhe banorë të zonës.
