Propaganda me shërbimet online/ Zv.ministrat e Brendshëm zbresin në terren, inspektojnë zyrat
Ankesat e qytetarëve për shërbimet online kanë detyruar dy zëvendësministra, kryetar bashkish e prefektë qarqesh të dalin në terren dhe para mediave të thonë se çdo gjë po shkon siç duhet dhe se shteti është në detyrë për tu ofruar qytetarëve shërbimet.
Qytetarët në pothuajse të gjithë vendin kanë shprehur problematika me mbylljen e sporteleve dhe kalimin e të gjitha shërbimeve onlinë në portalin shtetëror e-Albania.
Nisur nga shqetësimet, kryesisht të moshave të treta të cilët kanë vështirësi në përdorimin e teknologjikë, zyrtarë të lartë të qeverisë kanë zbritur në terren jo vetë për të inspektuar, por edhe për të thënë se gjithçka është në rregull, dhe se administrate është në krye të detyrës.
Zëvendësministja e Brendshme Romina Kuko, së bashku me kryetarin e bashkisë të Korçës Sotiraq Filo dhe me prefektin e qarkut Nertil Jole, kanë inspektuar paraditen e së martës zyrat e gjendjes civile në bashki.
“Bashkia Korçë ka 6 sportele që ka shërbyer për gjendjen civile, ndërsa sot ka vetëm një sportel që ndihmon qytetarët për ato shërbime që do të duhet të jepen ende fizikisht.”
Në të njëjtën ditë, dhe orë në Fier ishte dërguar zëvnedësministri tjetër i brendshëm Julian Hodaj i shoqëruar nga kryetari i bashkisë Fier Armando Subashi dhe Prefekti Lefter Shehaj.
“Ditë pas dite po zgjidhen. Ne jemi në kontakt të përditshëm me administratorët e njësive dhe me punonjësit tanë në zyrat e gjendjes civile. Tashmë kemi bërë evidentimin e atyre që do të jenë sportele fizike dhe ato që do të jenë shërbime online, duke përcaktuar dhe punonjësit konkret në të gjitha këto.”- tha Subashi.
Shërbimet në sportele u transferuan të gjitha online me datën 1 maj, dhe teksa qeveria e propagandoi si arritje historike në dixhitalizimin e shërbimeve, qytetarët shprehën ankesat e tyre.

