Të dy ishin të dehur. Si ndodhi vrasja e Ilir Kapos, rrëfimi i shokut të autorit dhe infermieres

Olger Dhimitri do të dalë para gjykatës për vrasjen e ndodhur në Tiranë tri ditë më parë. Ai akuzohet se ka ekzekutuar Ilir Kapon, ndërsa në dosjen e Prokurorisë citohen thëniet e dëshmitarëve që kanë parë ngjarjen. Sipas tyre, autori dhe viktima kanë qenë të dehur në momentin që janë konfliktuar e përleshur mes tyre.

Zbardhet dinamika e plotë e vrasjes së Ilir Kapos, ngjarje kjo e ndodhur të shtunën, 7 maj 2022 në ambjentet e një lokali në Tiranë.

Prokuroria e kryeqytetit, sot i është drejtuar me një kërkesë gjykatës për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për autorin e krimit Olger Dhimitri.

Sipas dosjes hetimore, si viktima dhe autori, kanë qënë të dehur. Një nga dëshmitarët kryesorë të kësaj ngjarje, Dritan Pisha, i ka treguar policisë se ai ndodhej në një tavolinë me Olger Dhimitrin, i cili ishte i dehur.

Pak më larg, në një tavolinë tjetër ishte dhe Ilir Kapo, edhe ky i dehur. “…aty ka nisur një debat ku Olgeri i tha Ilirit që mos të vinte më te ai lokal kur të ishte Olgeri…”-ka deklaruar dëshmitari.

Po duke parë këtë gjendje Dritan Pisha, është ngritur nga lokali duke u ulur te stolat perballë.

“…gjatë kësaj kohe debati mes të dyve vazhdonte ç'je ti apo nuk me njeh mua…”. Por rreth orës 11:00 kanë dalë të dy nga lokali duke u shtyre me njëri-tjetrin, dhe ka dëgjuar që Olgeri e ka sharë Ilirin, ku më pas kanë filluar ti gjuajnë me grushta njëri-tjetrit.

Në këto moment dëshmitari është ngritur dhe ka ndërhyrë për ti ndarë, pasi dy personat ishin kapur me grushta dhe për shkak të goditjeve të dy janë rrëzuar në tokë.

Dëshmitari ka treguar se Olgeri, nxorri një thikë nga tutat dhe e ka gjuajtur Ilirin. Pasi i ndau, llir Kapo është ngritur në këmbë dhe ka vënë re se bluza ishte me gjak te pjesa e barkut.

“…në këto momente, lliri më tha se e kishte çare e pas kësaj Iliri shkoi deri te lokali dhe kur doli përsëri nga veranda ra në tokë. Unë u mundova ti mbaja plagën derisa aty erdhi policia dhe ambulance”-ka deklaruar dëshmitari.

Dëshmitari i ka treguar policisë se Kapo është qëlluar me një thikë rreth 30 cm të gjatë, e ngjashme me thikat e mishit.

Për zbardhjen e dinamikës së kësaj ngjarje, është pyetur dhe një infermiere F. K, e cila ka treguar se ka qënë rastësisht në lokalin e kushërirës së saj. “…në momentin që personi është rrëzuar në tokë, unë jam afruar për ti dhënë ndihmë. Por ai u nxi në fytyrë dhe ndërroi jetë…”-ka treguar infermierja.