Grabitet banka në Koplik, autorët e maskuar dogjën makinën e ikën me një tjetër mjet të vjedhur

Një bankë e nivelit të dytë u grabit në qytetin e Koplikut këtë të hënë. Autorët sipas të dhënave ishin të armatosur dhe të maskuar.Sipas dëshmive ata hynë na bankë dhe nën kërcënimin e armës u kanë kërkuar para punonjësve. Pas grabitjes ata u larguan me shpejtësi me një makinë Volkswagen Golf ngjyrë e zezë, të cilin e kanë djegur në periferi të qytetit.

E ngjashme me skenat e një filmi mund të cilësohet grabitja e një banke të nivelit të dytë në qytetin e Koplikut në bashkinë Malësi e Madhe mesditën e së hënës.

Tre persona të maskuar dhe armatosur arritën të marrin nën kërcënimin e armës një shumë parash nga filiali i bankës.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 14.10 minuta, kur këto të fundit kanë hyrë brenda duke kërcënuar punonjësit që t’u jepnin paratë dhe pasi kanë marrë shumën në fjalë, janë larguar me automjetin tip Ëolksvagen të parkuar jashtë mjediseve të bankës.

Në dalje të qytetit të Koplikut, në rreth-rrotullimin që njihet si kufiri me njësinë administrative të Bajzës së Kastratit, ata kanë djegur mjetin në mes të rrugës kryesore Shkodër-Han i Hotit.

Më pas nën kërcënimin e armës i kanë marrë automjetin tip Benz një kalimtari të rastit, duke arritur t’i largohen policisë.

Këto të fundit i janë vënë në ndjekje autorëve, ndërsa në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivët e Shkodrës.

Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të saj.

Përveç dëshmive të punonjësve të bankës, në ndihmë pritet t’u vijnë pamjet filmike të kamerave të sigurisë së bankës.

Ende nuk dihet shuma e parave të marra nga kjo grabitje në mes të ditës, në qendër të qytetit, pak metra larg bashkisë dhe komisariatit të Malësisë së Madhe.

Zhvillimet orë pas ore


Ora 15:25 Autorët e maskuar dogjën makinën e ikën me një tjetër mjet të vjedhur

Grabitet banka në Koplik, autorët e maskuar dogjën makinën e

Policia jep detaje lidhur me grabitjen e bankës ndodhur rreth orës 14:10 minuta në qendër të Koplikut.

Policia thotë se pasi kanë kryer grabitjen ata janë larguar me një mjet tip “Volkswagen”, të cilin e kanë djegur në dalje të qytetit dhe më pas kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një automjet tjetër tip “Benz” të një qytetari të rastit dhe janë larguar"

Grabitet banka në Koplik, autorët e maskuar dogjën makinën e

"Rreth orës 14:10, jemi njoftuar se disa persona të paidentifikuar kanë vjedhur, nën kërcënimin e armës, një shumë parash në filialin e një banke të nivelit të dytë, në Koplik, Malësi e Madhe, dhe më pas janë larguar me një mjet tip “Volkswagen”, të cilin e kanë djegur në dalje të qytetit. Personat, ende të paidentifikuar, pasi kanë djegur automjetin e tyre, kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një automjet tjetër tip “Benz” të një qytetari të rastit dhe janë larguar"

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe grupe të FNSH Shkodër.

Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të saj.


Ora 14: 33 Grabitet banka në Koplik

Filiali një banke të nivelit të dytë në qendër të qytetit të Koplikut, (Malësi e Madhe) ra sot pre e një grabitjeje. Tre persona të maskuar dhe me armë kanë grabitur parate dhe janë larguar.

Ngjarja u raportua rreth orës 14:00. 

Policia njofton se ka gjetur dhe një makinë të djegur në dalje të qytetit të Koplikut.

Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën. Nuk dihet ende shuma e parave të grabitura.

Raportimi i gazetarit Bepin Kolvata.

Grabitet banka në Koplik, autorët e maskuar dogjën makinën e

Grabitet banka në Koplik, autorët e maskuar dogjën makinën e