Qëlloi me thikë për vdekje komshiun, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë
Olgert Dhimitri, 37-vjeçari i cili akuzohet se në gjendje të dehur vrau Ilir Kapon 60-vjeç ditën e djeshme në Tiranë është arrestuar.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pas një sherri mes 2 fqinjëve në ambientet e një lokali.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Dh., 37 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. K., 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.”- njofton policia.
Ngarja sipas policisë ka ndodhur në një lokal pranë shkollës “Harry Fuls” në kryeqytet. Dëshmitarët në vendngjarja kanë treguar për policinë se viktima me autorin njiheshin me njeri- tjetrin pasi ishin banorë të së njëjtës lagje, ndërsa kanë debatuar mes tyre në lokal në një kohe që të dy kishin konsumuar sasi të mëdha alkooli.
Mësohet se ka qenë Olgert Dhimitri, ai që pasi ka debatuar me fjalë me 60 vjeçarin e ka thirr këtë te fundit jashtë lokalit për tu sqaruar ku dhe e ka goditur .
“Më datë 07.05.2022, rreth orës 11:15, në afërsi të "Harry Fultz", shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.” – njofton policia.
Dyshohet se autori përveç alkoolit, kishte konsumuar edhe lëndë narkotike ndersa nuk ka bërë rezistencë ndaj bluve te cilat e kanë arrestuar. Ndërkohë trupi i të ndjerit është transportuar drejt morgut për ti’u nënshtruar eskpertizave.
