Arrestohet në Rinas 28 vjeçari i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për vjedhje

Eduart Haxhia, 28 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje është arrestuar ditën e sotme.

Ai është arrestuar në kuadër të operacionit të koduar  "Punishment", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Rinas.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, sepse Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale "Vjedhja me dhunë", pasi në vitin 2014, në rrugën "Ylbere Bylykbashi" i ka vjedhur me dhunë aparatin celular, një shtetaseje.