Vlorë: Bukë, 50 lekë sallam e djathë blihen me listë
Sënder Aliu një tregtar me pakicë në Vlorë thotë se muajt e fundit në dyqanin e tij janë shtuar qytetarët që blejnë me lista.
Bukë, vaj e ushqime të tjera bazë janë produktet që qytetarët nuk kanë mundësi t’I bjenë, por janë të detyruar që të marrin borxhe.
"Bukë me listë. 50 lekë djathë e sallam" thote shitësi.
Papunësia, rritja e çmimeve dhe kriza, janë disa nga faktorët kryesorë të kësaj situate në Vlorë, sipas vetë qytetarëve.
"Kriza na falimentoi. Të rinjtë kanë ikur. Këtu kanë mbetur vetëm të moshuarit"
Vetë banorët thonë se çmimet janë bërë të papërballueshme.
Që nga nisja e Luftës në Ukrainë, vendi ynë ka parë nëj rritje të pandalshme të çmimeve ndërsa shteti u detyrua të ndërhynte në disa produkte bazë për të rregulluar çmimet, por qytetarët përsëri shprehen se nëse rritja e çmimeve nuk shoqërohet me rritjen e të ardhurave, pagave dhe pensioneve atëherë situata e ekonomisë familjare do të bëhet më e vështirë.
