Aksidenti në "Rrugën e Kavajës": Veç prangave shoferi u gjobit me 100 mijë lekë. Tjetër arrestim në Kombinat
Shkon në 12 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.
Nisur nga sjelljet agresive të drejtuesve të mjeteve, Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar testet e drogës për drejtuesit e mjeteve që shfaqin sjellje agresive në rrugë dhe kundërshtojnë punonjësit e Policisë.
Si rezultat i kontrolleve intensive, gjatë mbrëmjes së djeshme, në Kombinat, është arrestuar në flagrancë shtetasi E. D., 25 vjeç, i cili pas testimit me aparatin drogë-testues rezultoi se drejtonte automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike, informoi sot policia.
Po kështu nga videoja e publikuar nga policia mësohet se , 39-vjeçari Ajes Sulejmani që përplasi me makinë një çift dhe foshnjen e tyre në vijat e bardha mesditën e djeshme në Rrugën e Kavajës, Tiranë, veç arrestimit është gjobitur e 105 mijë lekë.
