Zhduken dy gra. 28 vjeçarja në Pogradec pa gjurmë prej 25 Majit, tjetra në Elbasan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2022, 14:18
Një 28 vjeçare banorë e fshatit Çerravë është denoncuar e zhdukur në Pogradec.
Denoncimi është bërë të dielën në Policinë lokale nga nëna 54 vjeçare të resë.
Në dëshminë e saj, ajo ka thënë se vajza është larguar nga banesa më datë 25 Prill dhe nuk është kthyer më.
Ndërkohë në Elbasan është zhdukur 37 vjeçare, ndërsa rasti është denoncuar nga e motra.
Denoncimi për rastin është bërë nga motra e saj.
Policia e Pogradecit dhe Elbasanit thonë se kanë nisur kërkimet për të zbuluar çfarë ka ndodhur me dy gratë e zhdukura.
