"E lavdëronte fort SPAK", Vasili: Rama kundër drejtësisë që zgjodhi vetë

Nënkryetari I LSI-së Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Edi Ramës ditën e djeshme ndaj drejtësisë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Vasili ka hedhur akuza duke thënë se Edi Rama se është kundër drejtësisë së re të kapur prej tij. 

Vasili ka theksuar se Rama po sulmon drejtësinë që e ngriti vetë e përzgjodhi vetë dhe që e kapi po vetë. 

Postimi i plotë i Petrit Vasilit: 

Rama kunder "Drejtesise" se Rames!?

Histeria e sulmit te Rames ndaj drejtesise se tij eshte vertet qesharake, por edhe domethenese.
Cilen drejtesi sulmon Rama?

Ate drejtesi qe ngriti vete, qe e perzgjodhi vete, qe u krenua vete dhe qe e kapi po vete

Rama, qe fliste per drejtesine dhe kur inauguronte kanalet e ujrave te zeza sot ben sikur qahet kunder saj.

Po ky Ramë ne 3 mars 2021 kur prezantonte programin elektoral " Drejtesia qe duam" thoshte me gojen plot:

"Ka shpesh deklarata nga ndërkombëtarët që tingëllojnë pro qeverisë apo pro nesh. Ka vetëm një arsye, shumë të madhe dhe shumë të qartë për mbështetjen e tyre që komentohet si për ne. majde me përqeshje. E bëjnë vetëm për reformën në drejtësi dhe për të ardhmen e reformës në drejtësi. Nuk shohin forcë më mbështetëse për reformën në drejtësi sesa PS-në. SPAK është future në veprim, dhe po kryen operacione që askush nuk i mendonte”, tha Rama.

Ky Rama vete thoshte se ishte levduar shume nga keta nderkombetaret, se medemek po e bente( se po e kapte) shume mire reformen ne drejtesi

Pra ky Rama lëvdonte fort edhe SPAK-un, me ulerima frenetike, nderkohe qe SPAK vetem po mbyllte dhjetra çeshtje, qe akuzonin Ramen dhe qeverine.

Po sot çfare halli e ka mberthyer kaq fort per gryke qe qahet dhe i ben presion SPAKUT, nje SPAK-u qe realisht eshte shume larg zbardhjes se te vertetave te renda te korrupsionit te Rames dhe qeverise e qe funksionon me regji

Eshte shume e qarte, Drejtesia qe do Edi Rama dhe te tijte eshte vetem nje: ajo qe perndjek pa ligj dhe pa te drejte kundershtaret dhe nje drejtesi te kapur per vete, qe nuk i trazon dhe nuk ju ua prish korrupsionin, hesapet dhe trafiqet.

Por eshte vertet per te qare e per te qeshur.

Rama ky dashnori pasionant deri ne histeri i Reformes me Drejtesi godet, mallkon dhe shan drejtesine e tij aq te dashur per te cilen ka kerkuar gjithmone qe:" te lihet te punoje".
Rama kunder drejtesise se Rames edhe kete kishim mangut.