Përplasi çiftin dhe fëmijën 3 muajsh, ky është 39 vjeçari që u largua nga vendi i ngjarjes, shoqërohet kushëriri i tij

Ora News, ka siguruar foton e Ajas Sulejmeni, 39 vjeçari i cili përplasi çiftin dhe fëmijën e 3 muajsh, ditën e sotme te Rruga e Kavajës është arrestuar.

Pasi ka bërë aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që është shoqëruar në komisariat kushëriri i tij, i cili ndodhej së bashku me 39 vjeçarin në makinë  .

Aksidenti ka ndodhur ditën e sotme te “Rruga e Kavajës”, në Tiranë, ku mjeti tip 'G Class" që drejtohetj nga Ajas Sulejmeni, ka përplasur një çift dhe fëmijën e tyre tre muajsh.

Mësohet se janë lënduar shtetasit V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmija e tyre, janë në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

39 vjeçari, i cili po ecte me shpejtësi skëterrë me mjetin e tij, ka përplasur bashkëshorten dhe foshnjën e tyre, teksa këto të fundit po kalonin në viza të bardha.

 

Përplasi çiftin dhe fëmijën 3 muajsh, ky është
Ajas Sulejmeni

"Më datë 08.05.2022, në Rrugën e Kavajës, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasit V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve."- njofton policia. 

Përplasi çiftin dhe fëmijën 3 muajsh, ky është
Kushëriri i shoferit i cili u shoqërua nga policia

Drejtues i mjetit fillimisht ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi ngjarjes, ku po kërkohet nga policia.