U arratis nga Gjykata e Korçës, kapet 21-vjeçari, ishte fshehur në shkurre

Kristjan Medolli nga fshati Qatrom, 21-vjeç i cili u arratis pak orë më parë nga Gjykata e Korçës është arrestuar sërish nga policia.

Burime bëjnë me dije se i riu kishte qenë fshehur në afërsi të azilit të Korçës, afër kishës së Shën Thanasit.

Ai kishte qenë i futur nëpër ferra e shkurre.

"Në vijim të informacionit paraprak të ditës së sotme, i cili bënte fjalë për largimin nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e shtetasit K. M., (i arrestuar më parë për vjedhje) ju informojmë se falë veprimeve të shpejta, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, u bë e mundur kapja e këtij shtetasi në afërsi të kodrave të qytetit të Korçës dhe shoqërimi i tij, për veprime të mëtejshme procedurale."- njofton policia.